Hyrja e emigrantëve ilegalë nga Bjellorusia, Polonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në kufi

Bota

Hyrja e emigrantëve ilegalë nga Bjellorusia, Polonia shpall gjendjen e

Polonia ka shpallur gjendjen e emergjencës në dy zonat që kufizojnë me Bjellorusinë, nisur nga hyrja e emigrantëve ilegalë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ky është një vendim historik, pasi hera e fundit që është marrë ka qenë që nga koha e regjimit komunist.

Ndërkohë, mësohet se gjendja e emergjencës parashikon kufizimin e grumbullimeve dhe të lëvizjes për të paktën 30 ditë, në një zonë prej tre kilometrash gjatë gjithë kufirit, ku po i drejtohen gjithmonë e më shumë forca ushtarake polake.  

Për këtë situatë, Polonia ka akuzuar Minskun dhe personalisht liderin Alexander Lukashenko se po përdor klandestinët si “armë” hakmarrëse ndaj sanksioneve të Brukselit pas zgjedhjeve të vitit të kaluar./a2cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion