Pas tërmeteve, Turqia përfshihet nga përmbytjet: Raportohet për 14 viktima

Katërmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve qw përfshine rrugët e dy qyteteve në Turqinë juglindore të shkatërruar nga tërmetet e muajit të kaluar.
Midis viktimave ishin të mbijetuar nga tërmeti që jetonin ne kontejnerë që nga tërmetet.
Një kontejner që strehonte dy familje në Adiyaman u përfshi nga përmbytjet.
Një grua që jetonte në tjeter kontejner ishte mes dy personave qe humben jeten në qytet. Disa të tjerë u raportuan të zhdukur.
Fatkeqësia e fundit erdhi vetëm pesë javë pas tërmeteve të 6 shkurtit, ku 48,000 njerëz humben jeten dhe shumë të tjerë mbetën të pastrehë.



