Parlamenti i Gjeorgjisë kthehet në arenë boksi, plas grushti mes deputetëve

Bota

Parlamenti i Gjeorgjisë kthehet në arenë boksi, plas grushti mes

Deputetët në Parlamentin e Gjeorgjisë janë përfshirë në një përleshje të ashpër me njëri tjetrin. Shkak është bërë pasi deputetet në pushtet ishin të gatshëm të miratonin projektligjin e diskutueshëm për “agjentët e huaj”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Projektligji është kritikuar nga vendet perëndimore dhe ka nxitur protesta në vend.

Pamjet e transmetuara në televizionin gjeorgjian shfaqën Mamuka Mdinaradzen, kreun e partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, një forcë shtytëse pas projektligjit, duke u grushtuar nga deputeti i opozitës, Aleko Elisashvili teksa  fliste nga foltorja.

Incidenti shkaktoi një përleshje më të gjerë midis disa deputetëve. Pamjet shfaqën Elisashvilin duke u përshëndetur me brohoritje nga protestuesit jashtë ndërtesës së Parlamentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion