Panik në Australi, regjistrohet vdekja e parë nga Covid-19 pas 10 muajsh

Bota

Panik në Australi, regjistrohet vdekja e parë nga Covid-19 pas 10

Australia ka raportuar vdekjen e parë nga koronavirusi të regjistruar në vend këtë vit.

Autoritetet vendase bënë me dije se një grua rreth 90-vjece, vdiq nga Covid-19 në Sidnei.

Sidnei aktualisht është në një karantinë totale, ndërsa qyteti më i madh i vendit është duke luftuar me variantin Delta.

Vdekja e raportuar nga Covid-19 është e para pas 10 muajsh.

Kryeministrja Gladys Berejiklian paralajmëroi se numri i rasteve të reja ditore do të rritet më tej të hënën.

Australia ka regjistruar 911 vdekje dhe më shumë se 31,000 raste që nga fillimi i pandemisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion