U rrëzua nga motori në Vlorë, drejtuesi i mjetit deklaron në Polici se e qëlluan me armë, shoqërohet...
Lajmifundit
/
11 July 2021, 21:16
Aktualitet

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë në zonën e Llakatundit.
Një person i cili udhëtonte me motor është rrëzuar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ai ka deklaruar se dikush ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Deri më tani nuk është gjetur asnjë armë zjarri teksa është shoqëruar një person në komisariat.
Grupi hetimor po punon për të verifikuar ngjarjen.


