Panik në aeroportin e Denverit! Avioni pëson defekt, pasagjerët evakuohen përmes “rrëshqitëseve emergjente”

Bota

Panik në aeroportin e Denverit! Avioni pëson defekt, pasagjerët

Një incident i frikshëm është shënuar të shtunën pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ku pasagjerët e një avioni të linjës American Airlines u detyruan të evakuoheshin me urgjencë për shkak të një defekti gjatë natës.

Sipas autoriteteve lokale, incidenti ndodhi në bordin e fluturimit AA3023 me destinacion aeroportin ndërkombëtar të Miamit, ndërsa avioni ndodhej ende në pistë. Departamenti i Zjarrfikësve të Denverit konfirmoi se defekti ndodhi në avionin Boeing 737 MAX 8 rreth orës 14:45 me orën lokale.

Në bord ndodheshin 173 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, të cilët u evakuuan të gjithë me sukses. Një person u transportua në spital me lëndime të lehta, njoftoi kompania ajrore. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e evakuimit përmes rrëshqitëseve emergjente, ndërsa tymi dhe flakët dukeshin të dilnin nga pjesa e pasme e avionit.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) konfirmoi përmes një deklarate se ekuipazhi kishte raportuar një problem të mundshëm me pajisjen e uljes gjatë nisjes, duke detyruar ndërhyrjen emergjente.

Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e incidentit. Fatmirësisht, nuk raportohet për pasoja të rënda, por situata ka shkaktuar panik në bord dhe vonesa të tjera në operacionet e aeroportit.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion