Panik në aeroport, alarm për bombë në dy avionë të “Turkish Airlines”

Bota

Panik në aeroport, alarm për bombë në dy avionë të

Një alarm për bombë është dhënë për dy avionët e Turkish Airlines që ndodhen aktualisht në aeroportin e Stambollit duke u bërë gati për të fluturuar.

Mediat turke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një avion që ka destinacion Shtutgartin dhe një tjetër që është nisur për në Mynih.

Pas alarmit, punonjësit e sigurisë i hoqën avionët nga vendi ku po bëheshin gati për nisjen duke i kaluar në një zonë tjetër të sigurt, ku po bëhen kërkime për bombë.


Për momentin nuk ka të dhëna mbi burimin e këtij kërcënimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion