Mbërrijnë në Rinas 192.000 dozat e vaksinës kineze

Aktualitet

Mbërrijnë në Rinas 192.000 dozat e vaksinës kineze

Pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 192 mijë vaksina kineze pas marrëveshjes me kompaninë turke.

Sipas kryeministrit, Edi Rama pas marrjes së vaksinave synohet vaksinimi i 500 mijë qytetarëve brenda muajit qershor.

“O ia dalim, o ia dalim. Mos dyshoni kurrë që do t’ia dalim. O ia dalim, o ia dalim. Mos dyshoni kurrë që do t’ia dalim. Aeroporti Nënë Tereza – Arrinë në Tiranë 192.000 dozat e para “Sinovac”, për të vazhduar menjëherë dhe pa u ndalur me vaksinimin masiv. OBJEKTIVI: 1/2 milionë qytetarë të vaksinuar brenda qershorit”, thotë Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion