Pandemia botërore, Koreja e Veriut vendi i parë që tërhiqet nga Lojrat Olimpike

Bota

Pandemia botërore, Koreja e Veriut vendi i parë që tërhiqet

Koreja e Veriut ka vendosur që të tërhiqet nga Lojrat Olimpike të Tokios, për shkak të Covid-19, duke u bërë vendi i parë që mori këtë vendim. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Sporteve të Koresë së Veriut, përmes faqes së tyre të internetit,  ku lajmëruan se pas një takimi me ekspertë të posaçëm më 25 prill, u vendosë se vendi nuk do të merrte pjesë në Lojërat Olimpike për të mbrojtur qytetarët nga COVID-19.                      

Lojërat Olimpike ishin planifikuar të mbaheshin në 2020 por për shkak të pandemisë ato u shtynë për këtë vit, megjithatë situata dhe masat anti-COVID po i vështirësojnë sërish. Organizatorët, lajmëruan se këtë vit, eventi më i rëndësishëm sportiv, do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve të huaj.  

Lojërat Olimpike në Japoni dhe do të mbahen nga 23 korriku deri më 28 gusht, ndërsa paraolimpiada nga 24 gusht deri më 5 shtator

ME TE LEXUARAT