Mohoi gjenocidin vdekjeprurës të Srebrenicës, thirrje për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë në Malin e Zi

Një muaj pasi ministri i shëndetësisë në Malin e Zi, Vladimir Leposavic vuri në dyshim legjitimitetin e gjykatave ndërkombëtare, të cilat vendosën që masakra e Srebrenicës, ku humbën jetën 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës përbënte gjenocid, ka reaguar kryeministri i vendit.
Në saj të kësaj, Zdravko Krivokapic ka kërkuar shkarkimin e ministrit të drejtësisë pas deklaratave të tij rreth gjenocidit të Srebrenicës në 1995 dhe i kërkoi parlamentit të mbështeste mocionin. Shumë politikanë serbë e kanë mohuar vazhdimisht se masakra e Srebrenicës përbente gjenocid. Në 2017, gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Hagë burgosi komandantin serb të Bosnjës të kohës së luftës Ratko Mlladiç për masakrën e Sebrenicës.
Parlamenti prej 81 vendesh i Malit të Zi, në të cilin koalicioni i Krivokapiç ka një shumicë të pakët, duhet të votojë mbi shkarkimin e Leposavicit në ditët në vijim.


