Pamje shokuese! Makina i pret rrugën, shoferi i Maseratti-t “zbraz” karikatorin

Bota

Pamje shokuese! Makina i pret rrugën, shoferi i Maseratti-t

Një video e kamerave të sigurisë, e publikuar nga Policia, tregon momentin kur shoferi i një makine del nga mjeti i tij dhe fillon të qëllojë në drejtim të një makine tjetër, e cila e kishte parakaluar në një rrugë me trafik të rënduar.


Edhe më tronditëse është se ngjarja e rëndë, ndodhi në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Uashington DC.


Në pamje duket se makina që parakalon, futet me dredhi dhe i pret rrugën mjetit luksoz, tip Maseratti, ndërsa shoferi i kësaj të fundit nuk e duron dot këtë “provokim” dhe del nga makina duke qëlluar me pistoletë.

Edhe pse nuk pati viktima nga ngjarja, një grua u gjet e plagosur si pasojë e plumbave të marrë, por nuk është konfirmuar nëse ishte shoferja e makinës tjetër, apo kalimtare.

Ndërkohë, policia e kryeqytetit amerikan ka bërë të ditur se jep një dëmshpërblim prej 10 mijë dollarësh për personin që identifikon të dyshuarin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion