Bënte video ndërsa ecte me 260 km/h, humb kontrollin dhe përplaset, dëmton trurin përjetësisht

Bota

Bënte video ndërsa ecte me 260 km/h, humb kontrollin dhe

Një grua australiane ka ndarë pamjet e burrit të saj që ngiste motorin më shpejtësi më shumë se 260km/h para se të pësonte një aksident i cili i ka dëmtuar trurin për gjithë jetën.

Në video shihet burri i cili përplase më një kamion në autostradën e Australisë Jugore ndërsa ishte duke ecur me 270 km/h.

Si pasojë e përplasjes ai ishte në koma për 2 muaj dhe pasi u zgjua ka nevojë për kujdes rë plotë për shkak të ndikimi të përplasjes në aftësinë  e tij për të komunikuar.

Gruaja e ka marrë vendimin për të lejuar policinë të publikojë videon për të treguar rreziqet e ecjes me shpejtësi përtej normave të lejuara.

'Vendimi i tij për të ikur  me shpejtësi ekstreme nuk ndikoi vetëm tek ai. Kjo ndikoi në jetën personave që ishin të pranishëm në vendin e aksidentit dhe  e mbajtën gjallë në rrugë dhe ndryshuan përgjithmonë jetën e familjes së tij, 'lexon mbishkrimin e videos, raporton Daily Mail. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion