Pamje apokaliptike në Japoni, toka “përpin” shtëpitë

Dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë vijojnë të mbeten të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të dheutnë Japoni.
Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale, tregohet rrëshqitja e baltës e cila fillojë të merrte përpara shtëpitë dhe çdo gjë që ishte përreth.
Sipas mediave të huaja, 700 persona nga ekipet e kërkim-shpëtimit të prefekturës Shizuoka, zjarrfikësit dhe ushtria e Japonisë rifilluan përpjekjet e tyre të shpëtimit, por operacionet e tyre janë ndërprerë në mënyrë të përsëritur për shkak të përmbytjeve.
Si pasojë e rrëshqitjeve me shumë se 130 shtëpi u përfshinë nga rrëshqitja e dheut, ndërkohë rreth 2,830 familje në qytet mbetën pa energji elektrike.


