Sindi gjen dashurinë pas daljes nga “Për’puthen”, flet për djalin që i ka rrëmbyer zemrën

Showbiz

Sindi gjen dashurinë pas daljes nga “Për’puthen”,

Sindi Loci doli e vetme nga “Për’puthen, ndonëse ishte një nga konkurrentet që qëndroi më gjatë në program. Ajo nuk arriti të përputhej me asnjë nga djemtë në emision, por siç duket ka gjetur dashurinë e saj jashtë.

E ftuar në emisionin “Trotuar” për të folur për jetën e saj pas daljes nga emisioni. Ajo zbuloi se tashmë e ka zemrën të zënë dhe kështu përjashtoi mundësinë që mund të krijojë lidhje me një nga djemtë e emisionit jashtë, sidomos me Muratin.

Sindi pranoi se është e dashuruar, por nuk preferoi të jepte shumë detaje. Vetëm pasi u ngacmua më tej nga moderatori Ervin Kurti ajo tregoi se djali që i ka rrëmbyer zemrën është shumë i sinqertë dhe kjo e ka bërë të bjerë në dashuri me të.

Sindi u shpreh se shpreson që e ardhmja të jetë e gjatë me partnerin e saj. Ndërsa kur u pyet nëse ja kanë dhënë puthjen e parë njëri-tjetrit, ajo tha jo e më pas buzëqeshi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion