Pakujdesia e shoferit vrau 6 pasagjerët në Turqi, publikohet momenti i aksidentit (Video)
Lajmifundit
/
5 September 2021, 08:44
Bota

Publikohen pamjet nga aksidenti tragjik që ndodhi një ditë më parë në Turqi, e për pasojë humbën jetën 6 persona. Sipas pamjeve të publikuara, shihet sesi minibusi tenton të kalojë rrugën, ndërsa treni kalon dhe e përplas.
Video tregon qartë pakujdesinë e shoferit të minibusit, që nuk e pa trenin dhe kaloi në stacionin hekurudhor.
Një ditë më parë, mediat turke bënë me dije se treni ishte mallrash, ndërsa minibusi kishte brenda 13 pasagjerë, ku 7 prej tyre arritën të shpëtojnë.


