Pakistani tenton të nxjerrë nga kriza Rusinë: Do të importojmë gaz dhe 2 mln ton grurë

Bota

Pakistani tenton të nxjerrë nga kriza Rusinë: Do të

Rusia është zhytur në një krizë të thellë ekonomike pas sanksioneve të ashpra të vendosura nga Perëndimi.

Megjithatë, një dritë shprese është shfaqur këtë të martë për rusët nga Pakistani, i cili është bërë vendi i parë i fuqishëm që i ka dalë në krah Vladimir Putin, pasi nënshkroi një marrëveshje tregtare, e cila është e para për Rusinë që nga pushtimi i Ukrainës.

Kryeministri i Pakistanit, ish-lojtari i kriketit, Imran Khan, ka thënë se vendi i tij do të importojë rreth 2 milionë tonë grurë dhe do të furnizohet me gazin rus, shkruan Daily Mail.

Pavarësisht se Rusia është duke u përballur me izolimin e ashpër nga Perëndimi dhe një sërë sanksionesh që po dëmtojnë ekonominë e saj, Khan është shprehur i gatshëm për të mbushur sadopak arkat e boshatisura të Kremlinit.

 

ME TE LEXUARAT