Orban u takua me Putinin, PE nis pezullimin e votës së Hungarisë: Ka abuzuar me Presidencën

Bota

Orban u takua me Putinin, PE nis pezullimin e votës së Hungarisë:

Parlamenti Europian ka vënë në lëvizje mekanizmin për t’i pezulluar Hungarisë të drejtën e votës, e shkak për këtë, janë hapat e fundit të ndërmarrë nga kryeministri i këtij vendi Viktor Orban, që kanë acaruar Perëndimin.

Riho Terras, përfaqësues në PE i grupit më të madh politik, Partia Popullore Europiane, i dërgoi një letër të gjithë deputetëve europianë, duke kërkuar mbështetjen e tyre. Të njëjtën letër ai pritet t’ua nisë edhe kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidentes së vetë Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

“Presidenca hungareze sapo ka filluar dhe kryeministri Orban ka shkaktuar tashmë dëme të konsiderueshme, duke abuzuar me rolin e Presidencës së Këshillit. Në misionin e tij të ashtuquajtur paqeruajtës, ai qëllimisht ka krijuar përshtypjen se vepron në emër të të gjithë Bashkimit Evropian, ndërkohë që, në realitet, ai nuk ka asnjë autoritet ta përfaqësojë BE-në apo ndonjë shtet tjetër anëtar të BE-së, përveç të vetit”, thuhet aty.

ME TE LEXUARAT