Sulmoi 7 herë me thikë një rumun, arrestohet 48-vjeçari shqiptar në Itali

Bota

Sulmoi 7 herë me thikë një rumun, arrestohet 48-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali. Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi sulmoi me thikë një 62-vjeçar rumun. Sipas mediave vendase, ky i fundit mori 7 plagë, ndërsa shkaku ende nuk dihet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë, në Ladispoli dhe e gjithë skena u pa nga shumë kalimtarë. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi kërkimet për shqiptarin. Nga hetimet rezultoi se autori jo vetëm që ishte person me precedent penal, por kohët e fundit ai ishte larguar nga burgu. Ndërkohë, rezulton që të ketë pasur edhe probleme të shëndetit mendor.

Megjithatë autoritetet janë duke hetuar për të zbuluar shkaqet e sulmit, që çoi në plagosjen e një shtetasi rumun.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion