Vijon strehimi, 182 afganë mbërritën sot në Shqipëri, ja ku janë strehuar

Aktualitet

Vijon strehimi, 182 afganë mbërritën sot në Shqipëri,

Ministria e Jashtme ka bërë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur në Rinas 2 avionë të tjerë me refugjatë afganë. Sipas njoftimit, mes qytetarëve ishin edhe fëmijë. Mësohet se avioni i parë mbërriti në orën 03:50 me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.

Avioni i dytë, duke u bërë kështu i pesti në Shqipëri, mbërriti pak më parë, ndërsa erdhën 28 pasagjerë. Këta mësohet se janë vendosur në Tiranë.

Vijon strehimi, 182 afganë mbërritën sot në Shqipëri,

Aktualisht në Shqipëri janë 417 qytetarë afganë, të ndarë në disa zona të vendit. 

Vijon strehimi, 182 afganë mbërritën sot në Shqipëri,

“Mirëmëngjes! Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionëve afganë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ata u pritën nga zvministrja e MEPJ, Megi Fino.

Vijon strehimi, 182 afganë mbërritën sot në Shqipëri,

Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë. 182 personat e mbërritur sot çojnë në 417 nr e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani”, njofton ministria.

ME TE LEXUARAT