OBSH thirrje për ndërgjegjësim: Lufta me Covid-19 vazhdon akoma

Bota

OBSH thirrje për ndërgjegjësim: Lufta me Covid-19 vazhdon akoma

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres në një deklaratë sot ka kërkuar që ndërkombëtarët të solidarizohen në përpjekjen për të ndaluar përhapjen e virusit. Në nisjen e konferencës vjetore të OKB ai tha se lufta me Covid-19 vazhdon.

 “Pandemia Covid-19 ka shkaktuar një cunam vuajtjesh. Më shumë se 3.4 milion persona kanë humbur jetën.” Rreth 500 milion persona kanë mbetur të papunë”, tha Guterres.  

Ai theksoi se duhet të bëhet kujdes maksimal, në mënyrë që të vazhdojë jeta normale. Kujdes, theksoi kreu i OKB, duhet të tregohet për vendet e varfra.

 “Shpërthimet  e rasteve të reja mund të shkaktojnë mijëra viktima dhe të vonojnë rimëkëmbjen ekonomike globale,” tha ndër të tjerash ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion