SHBA kritikon Bjellorusinë për uljen e avionit: Do marrim masa

Bota

SHBA kritikon Bjellorusinë për uljen e avionit: Do marrim masa

Urdhëri i Bjellorusisë për të ulur avioni Ryanair është kritikuar nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken. Blinken e ka cilësuar këtë veprim tronditës, që sipas tij rrezikonte jetën e qytetarëve të SHBA-së dhe të gjithë personave të tjerë në  bord.

Blinken ka reaguar përmes një deklarate, duke u shprehur se SHBA do të merrte masa për veprimin e Bjellorusisë dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarit Raman Protasevich, i cili sipas raporteve, u arrestua nga forcat e Sigurisë Bjelloruse pasi uljes së avionit.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e tilla të  vazhdueshme të regjimit të Lukashenko dhe arrestimin arbitrar të gazetarëve. Ne qëndrojmë pranë popullit Bjellorus në aspiratat e tyre për një të ardhme të lirë, demokratike dhe me prosporitet dhe mbështesim thirrjen e tyre për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore , “tha Blinken.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi një ditë më parë. Dyshohet se presidenti i Bjellorusisë Aleksandr Lukashenko urdhëroi personalisht një avion luftarak të ulej.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion