Obama: Kur vjen puna tek alienët janë disa gjëra që nuk mund ti them

Bota

Obama: Kur vjen puna tek alienët janë disa gjëra që nuk mund

Në një emision televiziv, ish-Presidenti Barack Obama pranoi se ka parë pamjet e disa objekteve ajrore të paidentifikuara që sfidojnë shpjegimin racional. “Ne nuk mund të shpjegojmë se si ata lëvizin, trajektoren e tyre. Nuk kishin një model lehtësisht të shpjegueshëm. Kur vjen puna tek alienët, ka disa gjëra që nuk mund t’i them në transmetim”, tha ai.

Ish- presidenti tha më tej se ishte kurioz të mësonte rreth sekreteve të qeverisë amerikane mbi UFO-t kur mori drejtimin e vendit në vitin. 2008.  “Isha duke pyetur: Në rregull, a ka ndonjë laborator ku po mbajmë ekzemplarët e huaj dhe anijet kozmike? Dhe përgjigjja ishte që jo”, tha ai.

Komentet e tij vijnë pasi javën e kaluar, një video e Pentagonit, që mendohet se është e vitit 2019, tregoi një objekt të paidentifikuar që fluturon mbi San Diego.  Duke komentuar këtë video për CNN, Sean Cahil, ish-shefi i armatimeve në Marinë, u shpreh: “Bëhet fjalë për Tic Tac-un. Nga ajo që shihet, duket që arsenali i UFO-ve është 1000 herë më i avancuar se arsenali ynë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion