Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Tiranë trafikanti i drogës i dënuar me burg nga Italia

Aktualitet

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 43-vjeçar, i cili është dënuar në Itali me 6 vite burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin Florian Mansaku, 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Firence/Itali, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Sipas Kodit të Procedurës Penale, Gjykata e Apelit ka bërë konvertimin e dënimit me një dënim prej 5 vitesh burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrjes në organizata kriminale”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. P., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit R. Q., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit B. Gj., 32 vjeç (i kapur nga seksioni i kërkimit), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 19 vjeç, pasi në rrugën ”Shote Galica”, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

L. Gj., 30 vjeç dhe K. B., 62 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion