Nxënësja godet me thikë mësuesen gjatë orës së mësimit në Francë, ja arsyeja
Lajmifundit
/
27 Maj 2024, 18:37
Bota
Një mësuese është goditur me thikë gjatë orës së mësimit në një shkollë të mesme në Maine-et-Loire, në Francën perëndimore.
Pasi ka kryer krimin, 18-vjeçarja ka tentuar që të largohet duke dalë nga dritarja. Mësuesja është plagosur lehtë në fytyrë dhe nuk ka rrezik për jetën.
Mësohet se sherri ka nisur, pasi mësuesja po debatonte me nxënësen për mungesat që ajo kishte.