U përjashtua 15 vite nga sistemi i drejtësisë/ KLP miraton mbarimin e mandatit të Alfred Ballës

Aktualitet

U përjashtua 15 vite nga sistemi i drejtësisë/ KLP miraton

Këshilli i Lartë Prokurorisë miraton me 9 vota pro mbarimin e mandatit të Alfred Ballës.

Pas këtij vendimi ai nuk mund të qëndrojë në funksionin e kryetarit të KLP-së, pas vendimit të dhënë nga KPA, për përjashtimin e tij nga sistemi për 15 vite.

Alfred Balla nuk ishte i pranishëm në mbledhje, e cila u thirr nga nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj me objekt “deklarimin e mbarimit të mandatit”.

Mbledhja, që filloi në orën 11:00, u shoqërua me debate, fillimisht kur Bazaj tha se “Ballës i ka mbaruar mandati”, dhe ka replikuar anëtarja Nurihan Seiti, e cila i ka thënë se i ka mbaruar edhe atij mandati.

Sipas vendimit të KPA, për 15 vitet e ardhshme Balla e ka të ndaluar të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Atij i ka përfunduar mandati i anëtarit të KLP-së prej disa muajsh, por vijonte të qëndronte në detyrë deri në momentin që do të zgjidheshin anëtarët e rinj, nga radhët e shoqërisë civile.

ME TE LEXUARAT