Nuk pranoi ndarjen dhe i theu hundën partneres, arrestohet për dhunë shqiptari në Itali

Bota

Nuk pranoi ndarjen dhe i theu hundën partneres, arrestohet për

Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij.

Mediat në Itali bëjnë me dije se 35-vjeçari abuzonte vazhdimisht me partneren, e për këtë arsye ajo i kishte kërkuar ndarjen.


Por shqiptari nuk ka pranuar diçka të tillë, e për pasojë debati mes tyre ka agravuar deri në dhunë fizike ndaj partneres 40-vjeçare.

Ishte fqinji i çiftit ai që referoi rastin në polici, pasi dëgjoi britmat e 40-vjeçares nga dhuna.

“35-vjeçari në pamundësi për të pranuar vendimin e partneres, e ka sulmuar me shqelma dhe grushte, duke e goditur me dhunë në fytyrë, sa i ka thyer hundën”, thuhet në njoftimin e policisë italiane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion