Policia e Shtetit plan masash për protestën e opozitës, rreth 1 mijë efektivë në terren

Aktualitet

Policia e Shtetit plan masash për protestën e opozitës, rreth 1

Policia e shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së opozitës e cila pritet të nisë në orën 17:00 dhe të zgjasë gati tre orë siç ka paralajmëruar Partia Demokratike.

Protesta e cila është akti i tretë i mosbindjes civile do të mbahet në Tiranë ku, pritet të bllokohen rrugët kryesore të kryeqytetit.

Rreth 1 mijë efektivë policie do të jenë të dislokuar në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

“Masat janë marrë 1 orë përpara nisjes zyrtare të protestës. Në të gjitha pikat ku do të mblidhen mbështetës të opozitës do të jenë të dislokuar forcat e rendit, të Shqiponjave, të FNSh dhe policisë rrugore”, tha Çelmeta.

Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike do të protestojë sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.

Forma do të jetë e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.

Sot të bllokohen për të paktën 3 orë Rruga e Elbasanit, sheshi Wilson, aksi te Pallati me Shigjeta, rruga pranë Bashkisë së Tiranës dhe rreth rrotullimi i Zogut të Zi.

Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion