Nuk përballoi dot vendimin e Gjykatës, vret veten një burrë në SHBA

Bota

Nuk përballoi dot vendimin e Gjykatës, vret veten një burrë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA një ditë më parë. Mësohet se një burrë në Dakotën e Veriutka vrarë veten pasi u dënua nga gjykata. Mediat ndërkombëtare shkruajnë  se viktima theri veten me thikë brenda gjykatës federale në Fargo, para gjykatësit e anëtarëve të jurisë.

“Ai krijoi një objekt të mprehtë dhe i dha fund jetës”, shkruhet në deklaratën e dhënë nga autoritetet zyrtare për mediat.

Ndërkohë viktima ishte shpallur fajtor, akuzuar për shumë vepra penale të cilat nuk janë bërë me dije. “Ai u kthye dhe në atë moment po shihja diçka në pjesën e brendshme të qafës së tij. Ishte tepër vonë, preu fytin me një objekt të mprehtë”, u shpreh një dëshmitar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion