“Nuk kam bërë dush për një vit”/ U fut në shpellë gjatë Covid-19, atletja spanjolle del pas 500 ditësh

Bota

“Nuk kam bërë dush për një vit”/ U fut në

Një atlete spanjolle ka dalë nga shpella ku qëndroi për 500 ditë gjatë periudhës së Covid-it, duke shënuar kështu një rekord botëror.

Kur Beatriz Flamini u izolua në shpellën në Granada, Rusia nuk kishte pushtuar Ukrainën dhe bota ishte ende nën kontrollin e pandemisë Covid. Ishte pjesë e një eksperimenti të monitoruar nga afër nga shkencëtarët.

“Jam bllokuar në 21 nëntor 2021. Nuk di asgjë për botën”, tha ajo pasi doli nga shpella.

50 vjeçarja Flamini hyri në shpellë në moshën 48-vjeçare. Ajo e kaloi kohën e saj në shpellën e thellë 70 metra (230 këmbë) duke ushtruar, vizatuar dhe thurur kapele leshi. Ajo mori 60 libra dhe 1000 litra ujë, për të mbijetuar.

Ajo monitorohej nga një grup psikologësh, studiuesish, speleologësh, specialistë në studimin e shpellave, por asnjë nga ekspertët nuk kontaktoi me të. Pamjet e daljes së saj nga shpella u transmetuan në TV spanjoll “TVE”, ku treguan atë të buzëqeshur teksa përqafonte ekipin e saj.

Ajo e përshkroi përvojën e saj si “të shkëlqyer dhe të pamposhtur”.

“Unë kam heshtur për një vit e gjysmë, duke mos folur me askënd. Kam humbur ekuilibrin, prandaj jam duke u mbajtur. Nëse më lejoni të bëj një dush, nuk kam prekur ujë për një vit e gjysmë, do të shihemi pas pak. është mirë me ju?”, u tha ajo gazetarëve.

 

ME TE LEXUARAT