Situata e afganëve, Sassoli i zhgënjyer nga BE: Nuk mund të pretendojmë se nuk na shqetëson

Situata e afganëve ka revoltuar presidentin europian, David Sassoli. Në Forumin Strategjik në Slloveni, ai tha se ka mbetur i zhgënjyer nga BE.
“Ne mbetëm shumë të zhgënjyer nga përfundimet e Këshillit të Punëve të Brendshme dje. Ne kemi parë vende jashtë Bashkimit Evropian të dalin për të mirëpritur azilkërkuesit afganë, por ne nuk kemi parë një vend anëtar të bëjë të njëjtën gjë.
Ne nuk mund të pretendojmë se çështja afgane nuk na shqetëson, apo përket, sepse ne morëm pjesë në atë mision duke ndarë objektivat dhe qëllimet e tij. Ne duhet të ndihmojmë afganët në Afganistan”, tha Sassoli.
Konkluzionet të cilave u referohet Sassoli mund të përmblidhen në një fjali të shqiptuar nga Komisionerja Evropian për Punët e Brendshme, Ylva Johansson. Asnjë kuotë emigrantësh për t’u mirëpritur nuk u propozua, asnjë korridor humanitar, por u fol kryesisht për mbështetje, madje edhe të dukshme për vendet fqinje, për të mirëpritur refugjatët./a2cnn


