"Nuk është vetëm Irani janë disa vende që sulmojnë", shqiptarja rrëfen se çfarë po ndodh me familjet e tyre!

Izraeli ka sulmuar Iranin ditën e sotme. Lidhur me këtë sulm, në një lidhje skype nga Izraeli për emisionin ‘Studio Live’, shqiptarja që jeton në Izrael, Jeta Gani tha se i gjithë Izraeli është në gatishmëri lufte pas këtij sulmi, pasi mund të ketë një përgjigje nga Irani.
Ajo theksoi se ende nuk dihet se çfarë zhvillimi do të marr kjo luftë.
"I gjithë Izraeli është në gatishmëri lufte. Jemi të tronditur pak sepse se dimë se çfarë zhvillimi do të marr kjo luftë. Por jemi të informuar për çdo që ndodh. Jemi në gjendje luftë. Ne jemi në gaditshmëri që ishte një sulm i Izraelit që u quajt i suksesshëm dhe duhet që të jemi afër dhomave të sigurimit. Irani është shtet dhe ka edhe ai fuqinë e tij dhe mund të sulmojë.
Nuk është vetëm Irani janë disa vende që sulmojnë, jemi në tension dhe në stres se çfarë përmasash do të marr. Nga ato që raportohen është se sulmi vijon në Iran dhe do të vijoi për disa kohë dhe si duke kanë programe që ne si dimë’, tha ajo.
Gani e cila jeton në qytetin Ashdod, tha se në këtë zonë jetojnë edhe 7 familje të tjera shqiptare.


