Një tjetër shtet pranë BE-së? Islanda paralajmëron referendum për hapjen e negociatave për integrimin

Bota

Islanda do të mbajë një referendum për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në muajt e ardhshëm, tha kryeministrja Kristrun Frostadottir në një konferencë për shtyp në Poloni.

“Gjatë disa muajve të ardhshëm, ne do të punojmë për t’u përgatitur për referendumin, një referendum mbi rihapjen e mundshme të negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian”, tha ajo pas takimit me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk.

Në vitin 2013, Reykjaviku braktisi bisedimet e anëtarësimit në BE pas katër vitesh negociatash, por një rritje e kostos së jetesës dhe lufta e vazhdueshme në Ukrainë vitet e fundit ringjallën interesin e kombit ishullor për t’u bashkuar me bllokun, tregojnë sondazhet./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion