“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Nga dreka falas tek orar i zgjatur deri në orën 16:00, ja risitë

Aktualitet

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Nga dreka

Program i ri pas shkollë, bashkë me ushqimin e mundësuar në ambientet mësimore, pritet të nisë si një projekt pilot në 30 institucione arsimore në kryeqytet vitin e ardhshëm shkollor.

Top Channel ka siguruar ekskluzivisht listën e shkollave 9-vjeçare që do të testohet programi pas-shkollor i quajtur “Afterschool”, ku përfshihen shkollat e qendrës në Tiranë si “Emin Duraku”, “Konferenca e Pezës”, “Sabaudin Gabrani”, por projekti shtrihet edhe në periferi si në shkollën “Pal Engjëlli” apo “Ibrahim Brahja”.

Përfituesit do të jenë vetëm nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë dhe synon të ofrojë një mbështetje të shtuar arsimore për familjet pas përfundimit të mësimit zyrtar, duke zgjatur orarin e qëndrimit të fëmijëve në hapësirat shkollore.

Shkollat e përzgjedhura janë kryesisht mbi bazën e rikonstruksionit dhe plotësimit të kushteve për ofrimin e ushqyerjes brenda godinave arsimore. Prindërve u është dhënë një formular për shprehjen e pëlqimit ose jo të projektit.

Në formularin e siguruar nga Top Channel ata pyeten nëse janë dakord që fëmijët të konsumojnë drekën falas, të mbuluar me fondet e pushtetit lokal, dhe të qëndrojnë në shkollë deri në orën 16:00. Në varësi të numrit të lejeve të dhëna nga familjarët, do të vendoset përfundimisht nëse shkolla do të jetë në listën përfundimtare.

“Në kuadër të këtij programi: Qëndrimi i nxënësve në shkollë do të jetë deri në orën 16:00; Nxënësve do t’u ofrohet drekë pa pagesë, e financuar nga Bashkia; Aktivitetet do të zhvillohen në një mjedis të sigurt dhe të mbikëqyrur nga stafi arsimor.”

Programi pas-shkollor shihet si një vazhdimësi e “shkolla si qendër komunitare”, por edhe një kërkesë e përsëritur e prindërve, të cilët detyroheshin të shkëputeshin nga puna për të marrë fëmijët pas mësimit në mesditë.

Projekti “After School” është edhe pjesë e programit qeverisës “Shqipëria 2030”, ku plani është zgjerimi i numrit të shkollave me drekën falas, të paktën në çdo bashki qendër qarku brenda mandatit të katërt të socialistëve./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion