Po udhëtonin me 5 emigrantë të paligjshëm, kapen në dalje të Pogradecit shoferi

Aktualitet

Po udhëtonin me 5 emigrantë të paligjshëm, kapen në

Në një kohë kur puna për “goditjen” e rasteve të dhënies së ndihmës së emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit po vijon, policia e Korçës ka arrestuar 2 persona të tjerë.

Në aksin rrugor Pogradec-Prrenjas, në dalje të qytetit të Pogradecit, mjetin tip "Chevrolet", me drejtues D. K. 50 vjeç dhe pasagjer 59-vjeçarin A. M., po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Drejtuesi i këtij automjeti, me detyrë punonjës i Gardës së Republikës si dhe pasagjeri, janë vënë në pranga nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme.

Ditën e djeshme në qarkun e Korçës, kufi ndarës midis Republikës së Shqipërisë dhe shtetit grek shërben si portë hyrëse për qindra prej tyre.

Vetëm ditën e djeshme janë kapur mbi 100 persona të shtetasive nga vendet e lindjes, duke “goditur: kështu 2 raste të transportimit të paligjshëm të tyre.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion