Një stuhi e pazakontë, rrugët mbulohen nga breshëri në Sarajevë

Një stuhi e pazakontë këtë të dielë ka përfshirë zonën e Bjelashnica në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në rrjetet sociale janë publikuar video ku duket momenti kur rrugët e Bosnjës janë mbushur me breshër në formë akulli duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Nevrijeme na Bjelašnici pic.twitter.com/PMTF3dUf9M
— Bosna2020 (@bosna2020) July 11, 2021
Sipas mediave boshnjake, nga videot e publikuar nga qytetarë të Sarajevës, duket një sasi e madhe akulli në seksionin e rrugës Bjelashnica-Krupac.
Dhe siç kanë komentuar mediat atje, skenat nga Bjelashnica janë të i pamagjinueshme, sikur të ishte janar.
“Regjistrimi është nga ora 14.15. Ishte e tmerrshme dhe ky është një regjistrim pas stuhisë. Stuhia dhe reshjet zgjatën për rreth 20 minuta”, thuhet në mediat vendase.


