Sherr në Vlorë, i riu përfundon në spital, policia arreston një 28-vjeçar

Aktualitet

Sherr në Vlorë, i riu përfundon në spital, policia arreston

Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pas një konflkti fizik.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Vlorës ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në fshatin Grabjan, Vlorë, ku dyshohet se shtetasi Erges. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Erges B.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion