Një pasagjer grek zbriti me agjentët rusë në Bjellorusi, çfarë roli kishte ai në avion

Bota

Një pasagjer grek zbriti me agjentët rusë në Bjellorusi,

Detaje të reja kanë dalë nga ulja emergjente e avionit Ryanair në Minsk. Mësohet në mesin e pasagjerve ka qenë edhe një grek, i cili zbriti bashkë me gazetarin dhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Hetimi po vazhdon ër të zbuluar dinamikën e kësaj ngjarje, ndërsa CEO e avionit, Michael O’Leary tha se kishte agjentë të KBG në avion, që zbritën.

Një ditë më parë ai tha: “Ne besojmë se kishte edhe disa agjentë të KGB që zbritën nga avionic.”

Agjencia ndërkombëtare duket se ka vendosur pasagjerin grek në grupin e agjentëve të KGB-së që ishin pjesë e fluturimit.

Ndërkohë, shkruajnë mediat, greku ka bërë dalje për mediat në Bjellorusi dhe thuhet se ka shtetësi të dyfishtë.

Ulja e avionit ka shkaktuar trazira në BE dhe SHBA. Vendet e BE kanë nisur të marrin sanksione kundrejt Bjellorusisë, ndërkohë që gazetari vazhdon të jetë në burg.

ME TE LEXUARAT