Babai i gazetarit i frikësuar pas videos: “Djalin tim po e detyrojnë, nuk janë fjalët e tij”

Bota

Babai i gazetarit i frikësuar pas videos: “Djalin tim po e

Ka reaguar për herë babai i gazetarit bjellorus Roman Protashevich. Kujtojmë se ky i fundit u arrestua në Minsk, pasi avioni në të cilin po udhëtonte, u urdhërua që të ulej. Për çështjen që bëri shumë bujë dhe për videon që djali i tij bëri një ditë më parë, ai tha se është detyruar.

Ai u shpreh i frikësuar për videon, pasi pretendon se 26-vjeçari mund të jetë detyruar të deklarojë ato fjalë në video.

“Hunda e tij ka mundësi të jetë e thyer, mund të shihet që forma është ndryshe. Ai ishte me pluhur, në hundë dhe në anën e majtë të fytyrës. Nuk besoj se janë fjalët e tij, nuk janë fjalët e tij, ai nuk flet ashtu. Është i ndrojtur dhe nervoz. E kanë detyruar”, tha babai i tij.

 Nga ana tjetër, autoritetet Bjelloruse kanë treguar se gazetari është në burg dhe se nuk ka asnjë problem shëndetësor.

Ulja e avionit disa ditë më parë bëri bujë dhe nuk është pritur aspak mirë nga fuqitë botërore. Mësohet se 27 udhëheqësit e BE kërkuan të hënën lirimin e menjëhershëm të disidentit si dhe partneres së tij, ndërsa ranë dakord të vendosnin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë dhe duke u kërkuar kompanive ajrore të shmangin hapësirën e saj ajrore. Në të njëjtën kohë, ata ndaluan kompanitë bjelloruse të fluturonin në hapësirën ajrore të BE. 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion