Një lum balte i shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm përfshin të gjithë fshatin në Indi, dhjetëra persona të zhdukur

INDI- Dhjetëra njerëz rezultojnë të zhdukur në një fshat në Indi pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. Vëllimi i madh i ujit që ra në një kohë të shkurtër shkaktoi një lumë balte që përshkoi fshatin Darali në shtetin e Uttarakhand. Darali është një fshat turistik me disa hotele.
Ekipet e ushtrisë dhe të shpëtimit kanë mbërritur në fshat dhe po punojnë për të gjetur të zhdukurit. Dëshmitarë okularë në një fshat aty pranë që filmuan pamjet dramatike mund të dëgjohen duke bërtitur dhe duke thirrur "vraponi, vraponi", por ishte e vështirë për këdo që të shmangte valën e papritur të baltës.
Darali ndodhet dy kilometra larg Harsilit, ku ndodhet një bazë e madhe ushtarake indiane, si dhe një bazë për grupet paraushtarake. Megjithatë, puna e shpëtimit është e vështirë për shkak të shirave të vazhdueshëm.


