Po trafikonte 5 të mitur egjiptianë drejt vendeve të BE-së, 23-vjeçari braktis mjetin në Fushë-Krujë dhe arratiset
Lajmifundit
/
5 Gusht 2025, 16:34
Aktualitet

Një 23-vjeçar që po trafikonte 5 egjiptianë të mitur me mjetin e tij u shpall në kërkim pak pasi i braktisi afër Tapizës në Fushë-Krujë, kurse dy të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij, u morën nën akuzë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konfirmuan sot (5 gusht) se shpallën në kërkim A. M., 23 vjeç, pasi akuzohet se ka ndihmuar 5 të miturit nga Egjipti, për të kaluar ilegalisht kufijtë, me destinacion drejt vendeve të BE-së.
Automjeti me të pesë personat u gjet i braktisur në aksin rrugor Tapizë-Fushë-Krujë.


