Ngushtica e Hormuzit ndez krizën globale, sa mund të zgjasë bllokada që po mban peng tregjet botërore

Bota

Ngushtica e Hormuzit ndez krizën globale, sa mund të zgjasë

Irani ka vendosur një kusht të ri për çdo bisedim të mundshëm paqeje me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se negociatat nuk mund të avancojnë pa ndalimin e sulmeve në Liban dhe respektimin e një armëpushimi të qëndrueshëm në rajon.

Nënkryetari i parlamentit iranian, Ali Nikzad, deklaroi se Teherani kërkon garanci të forta se veprimet ushtarake ndaj Libanit do të ndërpriten plotësisht përpara se të ketë ndonjë dialog me Uashingtonin.

Ai theksoi gjithashtu se, sipas qëndrimit iranian, “fronti iranian dhe ai jugor libanez janë të ndërlidhur”, duke e cilësuar Hezbollahun si pjesë të rëndësishme të boshtit politik dhe strategjik të Iranit.

Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensionesh të shtuara në Lindjen e Mesme, ku përpjekjet diplomatike për uljen e konfliktit mbeten ende të pasuksesshme.

ME TE LEXUARAT