Irani: Bisedimet për paqe varen nga armëpushimi në Liban

Bota

Irani: Bisedimet për paqe varen nga armëpushimi në Liban

Irani ka deklaruar se çdo proces bisedimesh për paqe me Shtetet e Bashkuara do të varet nga ndalimi i sulmeve në Liban dhe respektimi i një armëpushimi të qëndrueshëm në rajon.

Nënkryetari i parlamentit iranian, Ali Nikzad, tha se Teherani kërkon garanci të qarta se sulmet ndaj Libanit do të ndalen plotësisht përpara çdo negociate.

Ai shtoi se, sipas tij, “fronti iranian dhe ai jugor libanez janë të lidhur ngushtë”, duke e përshkruar Hezbollahun si pjesë të pandarë të qëndrimit politik dhe strategjik të Iranit.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa përpjekjet diplomatike për uljen e konfliktit vazhdojnë pa një marrëveshje të qartë mes palëve.

ME TE LEXUARAT