Ngjarje e rëndë në Gjermani, një person i armatosur vret pronarin dhe klientin e lokalit

Bota

Ngjarje e rëndë në Gjermani, një person i armatosur vret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e vogël të Raunheimit në Gjermani ku rreth orës 03:45, një person i armatosur hyri në një lokal të vogël në Frankfurter Strabe dhe qëlloi dy persona, të cilët ndërruan jetë në vendngjarje.

Policia e Hessenit, e mobilizuar në masë, rrethoi zonën dhe devijoi trafikun ndërsa autori i krimit arriti të largohej dhe deri tani nuk është kapur.

Sipas mediave gjermane, viktimat janë Nihat K. (62), pronari i lokalit, dhe një klient i moshës 34 vjeç. Motivi dhe sfondi i krimit janë ende plotësisht të paqarta. Zëdhënësi i policisë deklaroi se hetime të mëtejshme do të duhet të përcaktojnë nëse autori i krimit ka lidhje me lokalit.

Nuk dihet nëse arma e përdorur për vrasjen është gjetur. Trupat e viktimave ishin ende në lokal këtë mëngjes, ndërsa hetuesit mjeko-ligjorë dokumentuan vendin e ngjarjes.

Një mik i pronarit i tha mediave se ai ishte një person vërtet i mirë dhe nuk mund ta shpjegonte se kush ia bëri këtë.

“Ai gjithmonë ndihmonte të tjerët, do t’i kishte dhënë edhe këmishën e tij”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion