"Nënat palestinezë flenë me fëmijët që të vdesin bashkë", kongresmenia në SHBA shpërthen në lot

Bota

"Nënat palestinezë flenë me fëmijët që

Ndërkohë që SHBA dhe presidenti Biden kanë shfaqur mbështetjen e tyre për Izraelin, përfaqësuesja në Kongresin Amerikan, Rashida Tlaib shpërtheu në lot dhe kritikoi presidentin amerikan  dhe zyrtarët e tjerë të lartë për deklarata të tilla.

Ajo tha se për këta lider palestinezët nuk ekzistojnë fare dhe se nuk ka njohje të sulmeve kundrejt tyre.

“Palestinezët nuk do të shkojnë asgjëkund, pavarësisht sa para u dërgoni në mbështetje izraelitëve. Dua të lexoj diçka që një nën izraelite shkroi dy ditë më parë. Ajo më tha se flemë bashkë me fëmijët dhe nëse vdesim, të vdesim bashkë, që të mos qajmë njëri-tjetrin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse lexoni deklaratat nga Presidenti Joe Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe liderëve e të dy palëve, vështirë se do të shihni se palestinezët nuk ekzistojnë, për të mos thënë fare.

Nuk ka pasur asnjë njohje të sulmit ndaj familjeve palestineze që u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre. Asnjë përmendje për fëmijët e vrarë. Asnjë qëndrim për ngacmimin nga policia izraelite kundër adhuruese të gjunjëzuar të cilët po luteshin dhe ishin duke festuar ditën më të shenjtë, në një nga vendet më të shenjta. Pa përmendur që Al-Aqsa u rrethua nga dhuna, gazi lotsjellës, tymi ndërsa njerëzit ishin duke u lutur.”

Ndërkohë, ushtria izraelite ka intensifikuar sulmin e saj ndaj Gazës, ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të gjuajnë me raketa në Izrael në ditën e pestë të luftimeve.

Ushtria e Izraelit tha se forcat ajrore dhe tokësore ishin të përfshira në sulme ditën e sotme, por nuk kishin hyrë në Gaza.

Më shumë se 100 njerëz janë vrarë në Gaza dhe 7 në Izrael që kur filluan luftimet të hënën.

 

ME TE LEXUARAT