Shqipëria "i rrëmben" turistët rusë Italisë, hiqet karantina për vendet e zonës Schengen dhe BE

Bota

Shqipëria "i rrëmben" turistët rusë Italisë,

Italia hap sezonin turistik 2021. Ministri italian i shëndetësisë Roberto Spefanza sapo ka firmosur urdhëresën e cila heq karantinimin e detyruar për të gjitha ata që udhëtojnë drejt Italisë nga vendet e Bashkimit Europian e nga vendet e zonës Schengen. 

Turistët që do të mbërrijnë në Itali nga këto territore, do t'u mjaftoj të dëshmojnë një tampon negativ të kryer 48 orët e fundit para udhëtimit.

Urdhëresa e re e qeverisë italiane do të hy në fuqi më datë 16 maj e ende nuk ka një informacion mbi lëvizjen e udhëtarëve nga Shqipëria. 

Prej datës 22 prill Shqipëria ka hyrë në listën e vendeve me rrezik të lartë infektimi e për të udhëtuar drejt Italisë me motive të vlefshme si studimi, punësimi e shëndetit është e domosdoshme kryerja e tamponit me rezultat negativ si dhe vetëkarantimi 14 ditor.

Gjithashtu Italia ka hequr karantinimin dhe për të gjithë turistët  e udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe e Izraeli, ndërsa mbeten në fuqi rregullat e ndalimit të hyrjes në territorin italian të personave që udhëtojnë nga Sri lanka, Bangaldesh, India e Brazili, të konsideruar me një rrezik të lartë infektimi e që kanë tranzituar në këto vende gjatë 14 ditëve të fundit.

Rregullat shtrënguese që Italia vazhdon të zbatoj, ka kushtëzuar sektorin e turizmit e prenotimet për sezonin e ri.

Mediat lokale të territorit të rajonit Marche informojnë se rreth 200 turistë rus që kishin prenotuar për të mbërritur këtë javë në bregdetin adriatik të Pesaros, kanë anuluar qëndrimin e tyre duke zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë. 

Ky lajm ka vënë në alarm strukturat turistike e autoritetet përgjegjëse të qeverisjes lokale të cilat kanë kërkuar nga qeveria qendrore më shumë qartësi e shpejtësi veprimi mbi masat e reja të lëvizjes turistike në favor të turizmit.

Situata pandemike në Itali është përmirësuar dukshëm, Raporti i fundit javor i Komitetit tekniko- shkencor informon se niveli i RT ka zbritur në koeficientit 0.86 e mesatarisht në nivel kombëtar verifikohen 96 të infektuar në 100 mijë banorë.

Vaksinimi i popullsisë po ecën mjaft mirë duke kryer gati 500 mijë doza vaksinë në ditë e prej datës 17 maj Italia do të nis vaksinimin e mbi moshës 40-vjeçare. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion