Në mëshirë të fatit, Ocean Viking shpëton 88 migrantë nga mbytja në Mesdhe

Bota

Në mëshirë të fatit, Ocean Viking shpëton 88

Ocean Viking, anija e shpëtimit e OJQ-së europiane “SOS Méditerranée”, ka shpëtuar 88 migrantë shtesë ditët e fundit në Mesdhe, pas një shpëtimi të parë prej 44 personash të enjten, njoftoi sot OJQ-ja.

“Në tre operacione dhe me katër anije të shpëtuara që nga e enjtja, “Ocean Viking” ka shpëtuar në total 132 persona, përfshirë nëntë gra dhe 40 të mitur”, tha një zëdhënësi i SOS Méditerranée.

Migrantët e shpëtuar përfshijnë migrantë nga Libia, Sudani Jugor, Egjipti, Gambia, Tunizia dhe Siria.

Që nga fillimi i vitit 2021, 866 migrantë kanë humbur jetën në Mesdhe duke u përpjekur të arrijnë në Europë, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

“SOS Méditerranée” pretendon se ka shpëtuar më shumë se 30 000 persona që nga shkurti 2016.//ATSH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion