Ndodh e papritura! Era i ndryshon drejtimin anijes që bllokoi kanalin e Suezit

Bota

Ndodh e papritura! Era i ndryshon drejtimin anijes që bllokoi kanalin

Pas frikës se mund të qëndronte e bllokuar për ditë të tëra, anija gjigant e mallrave MV Ever Given është liruar pjesërisht, duke shtuar shpresën se nuk do ta mbajë aq gjatë të bllokuar kanalin e Suezit, njërën prej rrugëve më të rëndësishme detare për tregtinë globale.

Mjaftoi një shkulm i fortë ere që ta nxirrte jashtë kursit të saj të lundrimit anijen tajvaneze 400 metra te gjatë dhe 59 te gjerë, e cila ishte kthyer duke i prere rrugën të gjithë të tjerave. Disa rimorkiatorë janë përpjekur ta kthejnë MV Ever Given  e ngecur në cektinë, teksa shumë habiten sesi është e mundur që një erë e fortë të mjaftojë për t`i ndryshuar drejtimin një gjiganti të tillë.

Sipas Bloomberg, incidenti bëri që më shumë se 100 anije të bllokoheshin njëra pas tjetrës në kanalin e Suezit, përgjegjës për 10% të të gjithë tregtisë botërore detare. Rreth 19.000 anije kalojnë atje përvit duke transportuar më shumë se 1 miliardë tonë mallra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion