Pas provokimit me hartën, Vuçiç ‘dorëzohet’ para OKB-së: Jemi gati për dialog me Kosovën

Kosovë&Rajon

Pas provokimit me hartën, Vuçiç ‘dorëzohet’

Pak ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka provokuar Kosovën, duke postuar në Instagram një foto të hartës të Kosovës të mbështjellë nga flamuri serb.

Ditën e sotme mesa duket Vuçiç është tërhequr nga ky provokim, teksa ka deklaruar gjatë takimit me shefen e zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Marie Yamashit, se është i gatshëm për dialog me Kosovën.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbia është e gatshme për kompromis, në zgjidhjen e çështjeve rajonale, përfshirë dialogun me Kosovën. Sipas mediave serbe, mes tjerash Vuçiç ka pohuar se Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon.

”Puna e Zyrës së saj është shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh se është një lidhje me Misionin e OKB-së në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se Serbia i kushton një rëndësi të madhe punës së UNMIK-ut.
”Bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga 1999, është garantuesi i statusit të neutralitetit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion