“Na kushtojnë 2 cent”, Trump urdhëron ndalimin e prodhimit të monedhave 1 cent

Bota

“Na kushtojnë 2 cent”, Trump urdhëron ndalimin e prodhimit

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka urdhëruar Departamentin e Thesarit  të ndalojë prodhimin e monedhave të reja 1 cent, duke evidentuar rritjen e kostove të prodhimit si arsye kryesore.

“Për një kohë të gjatë Shtetet e Bashkuara kanë prodhuar monedha 1 cent që na kushtojnë fjalë për fjalë mbi 2 cent. Kjo është e kotë!”, shkroi Trump në një postim në platformën “Truth Social”.

“Kam udhëzuar Sekretarin e Thesarit të SHBA-së që të ndalojë prodhimin e tyre”, nënvizoi Presidenti.

Kjo lëvizje e Trump është pjesë e një sërë veprimesh të administratës së tij të re për të zbatuar ndryshime rrënjësore përmes urdhrave ekzekutivë në fusha të ndryshme, nga politikat e imigracionit dhe gjinisë dhe diversitetit deri tek riemërtimi i Gjirit të Meksikës.

Sipas Associated Press, Trump nuk e kishte përmendur gjatë fushatës së tij zgjedhore synimin e tij për të shfuqizuar monedhën 1 cent.

Megjithatë, "ministria" e Elon Musk  që synon përmirësimin e efikasitetit në qeverinë amerikane propozoi idenë në një postim në X muajin e kaluar, duke vendosu theksin te kostoja e prodhimit të kësaj monedhe të veçantë.

Mint e SHBA regjistroi një humbje prej 85.3 milionë dollarësh në vitin fiskal 2024, në rreth 3.2 miliardë monedha 1 cent të prodhuara. Secila prej tyre kushtoi pothuajse 0,037 dollarë, ndërsa vitin e kaluar kostoja ishte 0,031 dollarë.

Humbje janë regjistruar edhe në prodhimin e monedhës 5 cent, pasi çdo monedhë kushton rreth 0,14 dollarë për t'u prodhuar. Siç thekson Agjencia Amerikane, nuk është e qartë nëse Trump ka autoritetin për të shfuqizuar në mënyrë të njëanshme prodhimin e monedhës 1 cent.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion