Mynih, gruaja e Navalnyt mbajti fjalimin, gjesti i Vuçiç-it “rrëmben” vëmendjen

Bota

Mynih, gruaja e Navalnyt mbajti fjalimin, gjesti i Vuçiç-it

Fjalimi i gruas së Alexei Navalni, Yulia Navalnaya, mbajti fjalimin e saj gjatë konferencës së Sigurisë në Mynih, e cila u shoqërua me duartrokitje nga pjesëmarrësit.

Ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili nuk duartrokiti pasi ajo përfundoi fjalimin.

Pasi ajo përfundoi fjalën u largua nga skena dhe më pas të gjithë u ngritën në këmbë duke duartrokitur.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte ulur në rreshtin e parë, por ishte ndër të fundit që u ngrit në këmbë, por nuk iu bashkua duartrokitjeve.

Në vend të kësaj, ai rregulloi kufjet e tij dhe vazhdoi të qëndronte në këmbë duke vëzhguar rreth e qark.

Yulia Navalnaya mbajti fjalimin për vdekjen e bashkëshortit të saj opozitarit rus Alexei Navalny. Ajo tha se se ende nuk po mund t’u besonte raportimeve.

“Ju sigurisht e keni kuptuar lajmin e tmerrshëm. Nuk e di nëse ende duhet ta besoj këtë. Por, nëse raportimet janë të vërteta, atëherë dua që Putini dhe aleatët e tij ta dinë se do të jenë përgjegjës për gjithçka që i kanë bërë familjes time dhe vendit”, deklaroi./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion